Shpërthimet në Belgjikë, ndalin futbollin

142

Super miqësorja mes dy përfaqësueseve, Belgjikës dhe Portugalisë është anuluar. Shpërthimet terroriste në Belgjikë kanë bërë që autoritetetbelge të anulojnë miqësoren.

Ndeshja pritej të luhej me datë 29 mars. Shumë shpejt pritet që të merret vendimi edhe për anulimin e ndeshjeve të Play Off-it në Kampionatin belg.

Kombëtarja belge ndërkohë ka ndërprerë stërvitjen e sotme, teksa futbollistët pritet që të kthehen në skuadrat e tyre