Shpërthen shefi ekzekutiv i Atleticos: Championsi i trukuar

121

Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin nuk e ka pranuar lehtë humbjen 2:1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas përjashtimit të sulmuesit Fernando Torres dhe disa vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit, ish portieri është ankuar për favorizim të skuadrave të mëdha në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“Barcelona nuk ka nevojë për një ndihmë të tillë. Rummenigge dëshiron që në gjysmëfinale të jenë skuadrat që kanë ndikimin më të madh, futbolli nuk është sport i tetë skuadrave më të mëdha në Evropë.

Nëse Torres e meritoi kartonin e kuq, i njëjti kriter duhet të ekzistojë edhe për Suarezin. Futbolli nuk mund të jetë diktaturë e ekipeve të mëdha”, deklaroi Marin për “AS”.