Shpend Ahmeti bëhet merak për Prishtinën

143

I pari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, është mjaft i brengosur me gjendjen nëpër të cilën po kalon skuadra më e trofeshme kosovare. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar me brengën e tij për klubin e futbollistik Prishtina, megjithëse ai tani e disa vite është i privatizuar, transmeton Gazeta Sheshi.

Duke postuar renditjen tabelare, në të cilën Prishtina renditet në pozitën e 10-të me 21 pikë, ai ka shkruar:

“Dy skuadra të Prishtinës garojnë në Superligë në futboll. Hajvalia e cila po lufton për titull dhe Prishtina e cila po lufton për të mbetur në ligë.

Përderisa Hajvalinë e përgëzojmë për sukses, nuk kemi si të mos brengosemi për situaten në të cilën ndodhet KF Prishtina. Në prag të anëtarësimit të Kosovës në UEFA, klubi më i suksesshëm Kosovar, i privatizuar para ca viteve, lere që nuk ka gjasa për të garuar në Evropë, por po rrezikon mbetjen në Superligë.

Ne do të inicojmë një analizë të gjendjes dhe do të fillojme diskutimet edhe me drejtuesit e klubit dhe me të tjerët për një plan afatgjatë të rimëkëmbjes se klubit tonë. Ky plan është i domosdoshëm ashtu sic janë edhe investimet”, ka shkruar Ahmeti.

/Gazeta Sheshi/