Shpallet konkursi per rektor

133

Universiteti i Prishtinës ka rishpallur sot konkursin për rektor, pas dështimit të zgjedhjes së tij dy javë më parë dhe do të jetë i hapur deri më 28 të këtij muaji.

Por ne kete konkurs nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit të parë.

Këshilli Drejtues i UP-së mori vendim të premten për rishpalljen e konkursit për rektor, pasi që një javë më parë dështoi zgjedhja e rektorit nga konkursi i parë.

E vendimi që në të të mos kenë të drejtë të konkurrojnë kandidatët e konkursit, është parë si diskriminim nga KMDLNJ-ja dhe juristët. Sipas tyre, mohimi i së drejtës për dikë që të konkurrojë në një konkurs publik përbën shkelje ligjore.