Shoqata e futbollistëve: “Mourinho duhet futur në burg”!

150

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, duhet të burgoset për mënyrën si është sjellë me Bastian Schweinsteiger, deklaroi një drejtues i shoqatës së futbollistëve “FifPro”. Mesfushori 32-vjeçar firmosi një kontratë tre-vjeçare me “djajtë” në verën e kaluar dhe luajti 31 ndeshjen nën urdhrat e Louis van Gaal, por që kur Mourinho mori drejtimin e ekipit, gjermani u kalua te skuadra U-23. “Eshtë një tallje, – tha anëtari slloven i “FifPro”, Dejan Stefanovic për “BBC”. – Në Slloveni, ne do ta kishim denoncuar një veprim të tillë dhe do të kërkonim penalitetin më të madh të mundshëm, tre vjet burg. Eshtë ofendim publik.”

Jose Mourinho ende nuk ka folur për të ardhmen e Schweinsteiger, por pritet të sqarojë përfundimisht të ardhmen e futbollistit gjatë konferencës për shtyp, përpara ndeshjes kundër Leicester City në Superkupën e Anglisë. Stefanovic, avokat dhe kryetari i shoqatës së futbollistëve dhe sportistëve në Slloveni, shtoi: “Ajo që i ndodhi Bastian uroj të mos i ndodh askujt që merret me sport. Mourinho po vendos një shembull të shëmtuar dhe duhet të ketë shumë kujdes sepse ka edhe një kod penal që e dënon me burg talljen apo ofendimet karshi njerëzve të tjerë. Dënimi maksimal do të ishte tre vjet. Sjellja e tij nuk duhet të përbëjë një precendent.”