Shokët i spiunojnë të ardhmen, do jetë trajner i United

101

Do të jetë apo jo Jose Mourinho trajner i ardhshëm i United? Kjo është dilema më e madhe e mediave në Angli, të cilat ditën e djeshme kanë zbuluar një tjetër fakt interesant mbi të ardhmen e portugezit.

Ai u ka treguar miqve të tij se shumë shpejt do të marrë stolin e “djajve” dhe duket se ka arritur një akord me drejtuesit e United “Mirror” shkon akoma më tej, duke planifikuar edhe merkaton e Murinhos.

Sipas kësaj gazete, i pari që do t’u bashkohet “djajve” është Gonzalo Higuain. Për argjentinasin është gati oferta 70 milionë paund.