“Shko në Milan apo Madrid, por kurrë mos u kthe këtu”

303

Tifozët e skuadrës gjermane Borussia Dortmund nuk dëshirojnë as të dëgjojnë për rikthimin e ish-lojtarit të tyre Mario Gotze në Signal Iduna Park. Mesfushori gjerman ishte konsideruar si një “tradhëtar” i cili braktisi “milionerët” për rivalin e përbetuar Bayern Mynih dy sezona më parë, transmeton Gazeta Sheshi.

Gjatë duelit të fundjavës në Westfalenstadiom tifozët verdh e zinjë kishin përgatitur një pankartë aspak të dëshiruar nga Gotze.

“Shko në Milan apo Madrid, por kurrë mos u kthe këtu”, ishin fjalët e dedikuara për futbollistin nga tifozët e zjarrtë.

/Gazeta Sheshi/