Shkëndija ndalon së “ëndërruari”

155

Shkëndija ka marrë një goditje të madhe për objektivin titull, pasi u mund sot në Shkup nga rivalët e Vardarit dhe diferenca mes tyre tashmë është bërë sërish 5 pikë, duke e bërë thuajse të pamundur që tetovarët të shpallen kampion këtë sezon.

Sfidën e tyre me Vardarin e vendosi Asani me një gol të shënuar që në minutën e 9­të, e deri në fund të takimit nuk pati më asnjë gol. Renova, ekipi tjetër shqiptar, arriti të realizonte objektivin e saj për të mos dalë pa pikë duke u ndalur në barazim 0 – 0 në transfertë me Horizon Turnovon, ndërsa Shkupi u mund vetëm në fund të takimit me Bregalnicën.

Shkupi humbet në këtë mënyrë edhe vendin e katërt, teksa është ngjitur Rabotniçki i katërti me 39 pikë, një më shumë se Shkupi. Renova renditet e 8­ta me 35 pikë të grumbulluara pas 29 javëve kampionat.