Shkëndija e madhe, kualifikim nën ethe

196

Klubi shqiptar, Shkëndija, ka vazhduar të shkruajë historinë në Europa League.

Shkëndija është kualifikuar në fazën e play-off-it të Europa League për herë të parë në histori të klubit, pasi eliminoi skuadrën e Mlada Boleslav.

Edhe përkundër se skuadra shqiptare humbi 1:0 në ndeshjen kthyese në Çeki, u kualifikua në fazën e play-off-it fal fitores 2:0 në ndeshjen e parë në shtëpi. Golin e vetëm në ndeshjen kthyese e shënoi Lukas Magera në minutën e 82, për rezultatin e përgjithshëm 2:1 në favor të Shkëndisë.

Kjo është një arritje historike për klubin e vetëm shqiptar të mbetur në Europa League, e cila si gjithmonë kishte pas vetës grupin e tifozëve ‘Ballistët’.

‘Ballistët’ udhëtuan edhe në Çeki për ta përkrahur skuadrën shqiptare, duke krijuar atmosferë fantastike në stadium. Humbja 1:0 ndaj Mlada Boleslav, ishte e ëmbël, pasi tifozët së bashku me skuadrën shqiptare kthehen të lumtur në atdhe pas Shkëndija tashmë është në fazën e play-off-it të Europa League fal fitores 2:0 në shtëpi javën e kaluar.

http://www.dailymotion.com/video/x4n8zgs_mlada-boleslav-1-0-shkendija-all-goals-and-full-highlights-04-08-2016-hd_sport