Shkencëtarët thyejnë mitin mbi virgjinitetin

223

Nëse keni menduar se himeni është një shtresë indesh e cila bllokon vaginën e gruas atëherë e keni pasur gabim, thonë studiuesit e Universitetit të Kolumbisë.

Himeni është një membranë e hollë e cila vetëm pjesërisht e bllokon hapjen e vaginës – bile ndodh që vajzat të lindin pa këtë membranë.

Gjithashtu, shumë aktivitete të tjera, përveç seksit, mund ta dëmtojnë himenin, si për shembull aktivitetet sportive apo vendosja e tamponit gjatë menstruacioneve.