Shkëmbi mohon konfrontimin me Baftiun dhe ka një mesazh për gjithë futbollistët!

1640

Ballkani është rikthyer te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së 28-të ka triumfuar me rezultat të thellë ndaj Besës (4-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, për të ardhur deri te kjo fitore, futbollistët e Bledi Shkëmbit është dashur që të ‘djersiten’ shumë dhe të marrin tejet seriozisht takimin.

“Këto ndeshje janë të vështira, pasi që duhet ta motivoj skuadrën në mënyrën e duhur. Futbollistët duhet ta kuptuar që pa dhënë maksimumin nuk mund të fitohet ndeshja. Patëm shumë raste për të shënuar dhe më vjen mirë që lojtarët e kuptojnë vetë situatën”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.

Ai më pas foli edhe për mungesën e yllit të skuadrës, Blendi Baftiu, duke mohuar se është konfrontuar me të.

“E vërteta është që Baftiu ka helmim dhe nuk është i gatshëm të jetë me ne. Unë nuk e di se çfarë flitet jashtë, ose për çfarë konfrontimi e keni fjalën, por e vërteta është që unë nuk i kam të prishura raportet jo me Baftiun, por me asnjë futbollistë. Unë kam ardhur të bëj punën time dhe lojtarët kanë punën e tyre. Njëherit Baftiut i uroj shërim të shpejtë”, përfundoi Shkëmbi.

Ballkani e 58 pikë kryeson momentalisht renditjen tabelare së bashku me Dritën që të dielën përballet me Llapin në kuadër të xhiros së 28-të.

Ndërkohë në ndeshjen e radhës, ekipi i Shkëmbit luan sërish në shtëpi, pasi që takohet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/