Shkëlqyen në fitoren e Konyasporit, Bytyqi dhe Cikalleshi shpërblehen në formacionin e javës

125

Zymer Bytyqi dhe Sokol Cikalleshi, po vazhdojnë me hapa të sigurt dhe po shkëlqejnë në Superligën e Turqisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy futbollistët e Konyasporit kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tyre ndaj Karagumruk, me rezultat të thellë 5-1.

Bytyqi, në këtë ndeshje ka pasur paraqitje mbreslënëse, duke e përfunduar duelin me një gol që ishte edhe “qershi mbi tortë”.

Kurse sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dy gola në këtë takim. Ndërsa si Bytyqi ashtu edhe Cikalleshi janë shpërblyer pas përfundimit të kësaj jave, duke qenë në 11-shen e kësaj xhiroje.

Konyaspor gjendet në pozitën e 11-të në Superligën turke me 45 pikë të tubuara.

/GazetaSheshi/