Shkëlqeu në fitoren e Baselit, Zhegrova shpërblehet me notë të lartë

400

Basel ka marrë një fitore të madhe ndaj Luzernit me rezultat prej 4:3, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Gazetasheshi.com

E në këtë ndeshje ka shkëlqyer ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili ka kontribuar me dy gola për skuadrën e tij.

Skuadra e Baselit gjatë 3 minutave të parë e pa vetën në disavantazh 1:0, por në minutën e 14-të u barazuan shifrat me golin e shënuar nga Males.

E pas barazimit spektakli tutje ishte rezervuar për Zhegrovën i cili e kaloi në epërsi në të 18-tën minutë, e pas katër minutave pikërisht në të 22-tën, ylli i Kosovës e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Me rezultat prej 3:1 në favor te Baselit u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërsa franksioni i dytë ishte jo edhe aq i mirë për Baselin pasi Luzerni e barazoi rezultatin në 3:3, së pari ngushtimi i epërsisë erdhi në të 64′ nga Ndiaye, kurse në të 83′ u barazuan shifrat me anë të Schaub.

Skuadra e Baselit nuk u pajtua me këtë rezultat dhe arriti golin e fitores në minutën e 90+3, duke siguruar tri pikë të plota.

Pas ndeshjes sajti “Sofascore” ka publikuar notat e futbollistëve dhe Edon Zhegrova është vlerësuar me notë 8.0.

Baseli me këtë fitore është ngritur në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa Luzerni në pozitën e tetë me 32 sosh.

/GazetaSheshi/