Shkëlqen Messi, Barcelona mposht Sevillan

168

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga, të shtunën pasi ka mposhtur në udhëtim Sevillan me rezultatin 2:0. Në këtë takim të dyja ekipet kishin shanse të mira shënimi por u shënuan vetëm dy gola. Ndeshja nisi më mirë për udhëtuesit që shënuan golin e epërsisë.

Në minutën e 29-të asistimin e Lionel Messit, në gol e shndërroi Ousmane Dembele për 1:0. Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me raste shëmimi nga të dyja ekipet. Por në minutën e 86-të kapiteni, Lionel Messi, pas një depërtimi të bukur arriti të shënoi për 2:0, me të cilin rezultat u mbyll ndeshja.

Barcelona gjendet në pozitën e tretë me 50 pikë derisa Sevilla renditet e katërta, me 48 sosh.