Shkëlqejnë yjet shqiptare, Qamili shënon për Horsensin, Muçolli asiston për Veljen

111

Horsensi i Lirim Qamilit është përballur me Veljen e Arbnor Muçollit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Danimarkës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kjo ndeshje është mbyllur me rezultat të barabartë prej 3:3, për Horsensin ka arritur të shënoj edhe Lirim Qamili. Ndërsa për Veljen ka kontribuar me asistim Muçolli.

22 vjeçari golin e ka arritur në minutën e 52-të, duke e trefishuar epërsinë prej 3:0. Kurse asistimi i 21 vjeçarit erdhi në barazimin e rezultatit në 3:3.

Velje me këtë barazim ndodhet në pozitën e dhjetë me 33 pikë, ndërsa Horsensi me 20 sosh në vendin e fundit.

Vlen të përmendet në këtë takim për Veljen, nga minuta e parë ka luajtur edhe Ylber Ramadani, i cili është zëvendësuar nga Lundrim Hetemi.

/GazetaSheshi/