Shikoni se çfarë i ka bërë Kukësi futbollistit Lladrovci

529

Para disa ditësh u raportuar në shtypin e shkruar për largimin e mbrojtësit Lapidar Lladrovci, ndërkohë që sot është vetë lojtari që tregon se i kanë kërkuar të gjejnë ekip të ri.

“Kam zhvilluar një takim me Dervishin i cili më ka bërë të ditur se stafi i ri nuk më llogarit pjesë të formacionit, dhe është mirë të gjej ekip të ri”.

Më tej Lladrovci thekson se ka edhe një vit kontratë me Kukësin, dhe se është dëmtuar për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave, madje duke rrezikuar edhe karrierën.

Për këtë ai kërkon nga klubi t’i japë një pjesë të pagave për të prishur kontratën, pasi dëmtimi nuk ja lejon të gjejë një ekip të ri në këto momente.

“Por dua të prek faktin që kam një muaj që po bëj trajtimin për dëmtimin nga muskujt e barkut, dëmtim që e pësova në ndeshjen me Skënderbeun që e fituam ne. U dëmtova pasi hyra pa bërë nxemjen pas dëmtimit të Hasanit. Nga dita në ditë u përkeqësova, pasi stërvitesha dhe luaja me qetësues vetëm që klubi të plotësonte mungesat në mbrojtje dhe të arrinim objektivat e klubit”.

“Pra kam bërë sakrificë që jo çdo kush e kishte bërë. Dua të them se kam kontratë edhe për një vit me Kukësin dhe pres që të ftohem nga presidenti apo kushdo qoftë nga stafi të takohemi e të bëjmë një marrëveshje dhe të paktën të shlyhem me një pjesë të pagave, pasi nuk jam në gjendje që të kërkoj klub të ri, duke qenë se jam i dëmtuar. Dhe nuk dihet se kur do të mund të kthehem në fushë, prandaj besoj më së miri do ishte një marrëveshje në mes të dy palëve dhe t’i ndajmë rrugët me mirëkuptim në një moment jo të lehtë për ku rrezikova karrierën”.