Shifra dhe statistika mbi Barça-Arsenal

119

Arsenali kërkon për herë të parë çerekfinalet, që nga viti 2010.

“Topçinjtë” nuk kanë përmbysur dot kurrë një humbje në ndeshjen e parë të Champions-it. Në tre raste kanë fituar në sfidat e kthimit, por pa mundur që të sigurojnë kualifikimin.

– Në 10 vitet e fundit, Arsenali ka fituar një herë në Spanjë, pikërisht 1-0 ndaj Real Madridit, me gol të Thierry Henrys

– Alexis Sanchez ka luajtur 141 ndeshje me Barcelonën brenda tre sezonesh, duke shënuar 47 gola.

– Mesut Ozil është përballur 16 herë si kundërshtar me Barcelonën, prej të cilave ka fituar katër dhe humbur gjashtë përballje.

– Luis Suarez ka shënuar dy herë në shtatë ndeshjet ndaj Arsenalit, gjatë kohës që luante me Liverpoolin, duke numëruar, dy fitore dhe dy barazime.

– Gerard Pique është i pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Arda Turan kthehet nga pezullimi.

– Barcelona ka rekord në Spanjë, me 37 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, 31 prej të cilave janë fitore.

– Mesi, Suarez dhe Neymar kanë shënuar së bashku plot 106 gola këtë edicion, në të gjitha kompeticionet.

/Panorama Sport/