SHBA në fokus të ISIS-it

146

Viti 2016 sipas zyrtarëve më të lartë të inteligjencës amerikane do të jetë vit ku Shteti Islamik do të tentojë të kryejë sulme në SHBA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ky grup terrorist po infiltron njerëzit e tij mes refugjatëve që largohen nga Siria dhe Iraku.

Por gjenerali Vincent Stewart, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha se përveç SHBA-së, Shteti Islamik do të tentojë të bëjë sulme edhe në Evropë ku e ka më lehtë të mbërrijë.