SHBA dhe aleatët kryen 18 sulme në Irak dhe Siri kundër ISIS-it

134

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer 18 sulme kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të dielën,tha koalicioni kryesues i operacionet, raporton Reuters.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Task Forca e Kombinuar e Përbashkët tha se pesë sulmet në Siri, katër prej tyre pranë Mar’a, goditën njësitë taktike dhe shkatërruan pozicionet luftarake të ISIS-it, automjete dhe një mjet shpërthyes të lidhur në një shtëpi.

Në Irak, janë bërë 13 sulme në gjashtë qytet të cilat shkatërruan zonat e kuvendit, arkat e furnizimit dhe një stacion të raketave, në mesin e objektivave të tjera, thuhet në deklaratë.