Sharapova përkrahet nga sponzorët

170

Me të kuptuar lajmin për përdorimin e substancave të palejuara, shumë nga sponzorët e tenistes ruse Maria Sharapova u tërhoqën nga bashkëpunimi. Mirëpo, disa të tjera jo vetëm që kanë ofruar përkrahje për raketën ruse, mirëpo edhe i kanë rinovuar kontratat, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, Sharapova ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për ti falenderuar të gjithë.

“E kam kaluar pasditen duke lexuar mesazhet e miqve të mi por jam shumë krenare edhe për fansat sepse pas deklaratës më kanë mbështetur. Dua t’ju them se fjalët tuaja më kanë rikthyer buzëqeshjen. Më pëlqen të rikthehem të luaj”, thekson Sharapova.

/Gazeta Sheshi/