Shaqiri viziton futbollistin kosovar (Foto)

204

Xherdan Shaqiri padyshim që është futbollisti shqiptar më i suksesshëm në botë me titujt e fituar.

Por tani anëtari i Stoke City nuk e harron shoqërinë e vjetër në Zvicër dhe vazhdimisht i viziton ata.

Njëri nga shokët më të mirë të Xherdanit është mbrojtësi i talentuar kosovar Florent Hadergjonaj që luan tek Young Boys Bern.

Gjatë ditës së sotme Florenti ka pritur si mysafirë Xherdanin në Bern.

Pas takimit të tyre, ka qenë pikërisht mbrojtësi nga Deçani që ka postuar një foto së bashku me Shaqirin në faqen e tij zyrtare duke thënë se i vije mirë nga vizita e tij.
12974522_1001048799986562_6872940658933431461_n