Shaqiri është objektivi kryesor i Galatasarayt

139

Xherdan Shaqiri mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Sipas “FotoMaç”, Xherdan Shaqiri është bërë objektivi kryesor i afatit kalimtar veror për presidentin e Galatasarayt, Burak Elmas.

Elmas dëshiron ta përforcojë skuadrën me lojtarë që të ketë paraqitje më të mira në Ligën e Kampionëve, dhe Shaqiri shihet si objektivi kryesor nga skuadra turke.

Edhe Lazio dhe Sevilla thuhet të jenë në garë për nënshkrimin e tij, por Galatasaray është tejet i interesuar për shërbimet e gjilanasit.

Shaqiri ka konfratë edhe dy vite me Liverpoolin dhe vlera e tij shihet nga 15 deri në 20 milionë euro.