Shabani: “Pas shumë përpjekjeve, tani u caktua fati të jem në Prishtinë”

385

Xhevdet Shabani, është përforcimi i tretë i Prishtinës, në këtë merkato, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi për afrimin e Shabanit, është komunikuar nga vetë skuadra, duke bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me mesfushorin e djathtë.

Vetë futbollisti ka thënë se ka pasur edhe më herët oferta nga Prishtina, por pas shumë përpjekëve tani është fati i tij që të jetë në taborin kryeqytetas.

“Erdhi momenti që edhe unë të jem pjesë e Prishtinës, me gjithë shumë bisedave që kishim në të kaluarën. Pas bisedave me Dritën dhe dëshirës së tyre për rifreskim skuadre, më nuk kisha dilema, ftesa e parë që erdhi nga kryeqyteti i ndjeva se tani më ishte përcaktuar fati”.

“Ndjehem shumë i motivuar që jam pjesë e skuadrës, do të bëjë përpjekje maksimale për të ndihmuar bashkëlojtarët për të arritur objektivat e klubit. Do të bëjë të pamundurën që skuadra të përsëris sërish suksesin e titullit të kampionit”.

“E thash, ne disa herë kemi folur me Prishtinën në të kaluarën, por s’ishte fat. E ndjej se tani është momenti, dua të bëjmë histori me këtë grup të jashtëzakonshëm futbollistësh. Dua të lë gjurmë te Prishtina”.

“Konkurrenca asnjëherë më e madhe, por kjo të motivon, të forcon, të jep vullnet më shumë për punë që të zësh vend në përbërjen e parë”, përfundoi ai në faqen zyrtare te Prishtinës.

Me parë Shabani ka luajtur për Lepencin, një gjysmë sezoni te Teuta e Durrësit, për Feronikelin ku ka arritur fitimin e Kupës dhe Superligës, me skuadrën e Besës ka fituar Kupën dhe tani me Dritën dy herë fitues i Superligës dhe njëherë Superkupën.

34 vjeçari në vitin 2018 është zgjedhur edhe si lojtari i vitit në Kosovë, ndërsa kësaj radhe me Dritën në edicionin e fundit ka realizuar shtatë gola.

Për afrimin e Shabanit tek Prishtina ka raportuar ekskluzivisht edhe mediumi ynë “Sheshi” me datë 7-të qershor.

/Gazeta Sheshi/