Shabani: Nuk hezitova të bëhem pjesë e Shkupit

199

Bujar Shabani, është futbollisti i radhës i cili i është bashkuar Shkupit, shkruan Gazetasheshi.com.

Mesfushori ditë me parë ka ndarë rrugët me Dritën dhe aventurën e re do të bëjë në Maqedoninë e Veriut.

Ish-lojtari i Dritës, Ferizajit e Feronikelit, është shprehur i lumtur me transferimin e tij në skuadrën e Shkupit dhe deklaroj se nuk ka hezituar të jetë pjesë e saj.

“Të them të drejtën kisha biseduar me shumë njohës të futbollit lidhur me angazhimin tim eventual te Shkupi, të gjithë më kanë thënë fjalë shumë të mira, por vendimtar ishte vlerësimi nga ish-futbollisti i Shkupit Arsim Abazi, i cili më tha se Shkupi është klubi me traditë të gjatë dhe ekip që fiton tituj, andaj edhe nuk hezitova që të bëhem pjesë e kësaj skuadre. Shumë shpejt jamë ambientuar dhe më kanë pritur shumë mirë në klub, si stafi i trajnerëve, bashklojtarët dhe kryesia. Padyshim se do të japim maksimumin dhe më të mirën nga vetja në të gjitha ndeshjet, ndërsa më gëzon fakti se kampionati do të kthehet me publik dhe do të luajë para armatës më të fortë të tifozerisë shqiptare “Shvercerat”. Uroj të kemi paraqitje të mirë edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës dhe kampionatin ta fillojmë me garën për titull”, ka thënë shtatlarti Shabani.

Në sezonin që la pas Shabani në 34 paraqitje në kampionat, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje në kualifikimet e Ligën e Evropës, ku kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë tri asistime, gjë që e karakterizon ferizajasin si një nga mesfushorit me vlerë shumë të lartë edhe në transfermarkt.

/Gazeta Sheshi/