Sezoni për Valon Berishën ka përfunduar, mesfushori vjen me një premtim për tifozët

165

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është operuar me sukses, por që nuk do të jetë në gjendje të luaj për Reims gjatë këtij sezoni.

Mesfushori nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet me kohë dhe ardhja e tij në fushë do të jetë vetëm pas sezonit të ri, shkruan Gazetasheshi.com

Berisha pas këtij lajmi jo aq të mirë, ka postuar një fotografi dhe ka premtuar se do të mundohet të rikthehet sa me shpejtë në fushën e blertë.

“Zoti më bekoi me një ndërhyrje të suksesshme. I pikëlluar që sezoni ka përfunduar për mua, por do të kthehem shpejt” – tha Berisha.

28 vjeçar gjatë ndeshjeve të muajit mars për Kosovën ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Lituaninë e cila ishte miqësore, por ndaj Suedisë dhe Spanjës nuk ka mundur të luaj shkak lëndimit të pësuar.

/GazetaSheshi/