Sezoni i Realit në duar të Wolfsburgut

166

Në konferencën për media përpara ndeshjes ndaj Eibar, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, tregoi se sa e rëndësishme është për skuadrën e tij ndeshja kthyese e çerekfinales në Champions League.

Madrilenët humbën 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale në Gjermani, vetëm pak ditë pasi mposhtën Barcelonën në El Clasicon e luajtur në Camp Nou, por trajneri francez mbetet pozitiv.

“E dimë që të Martën luajmë për sezonin dhe publiku më njeh mua. Më pëlqejnë gjërat e vështira dhe në Bernabeu i njoh shumë mirë tifozët”, ka thënë Zidane.

“Kur humbëm ndeshjen, thash që na mungonte intensiteti por kur e pash ndeshjen të përsëritur, më duhet t’a pranoj që isha gabim në lidhje me këtë. E di se lojtarët vrapuan më shumë në Barcelonën, por ne dështuam në diçka tjetër, kjo është e qartë”, shtoi francezi.

 

“Remontada’ (përmbysja) është e mundshme. Të gjithë besojmë dhe ne kemi nevojë për tifozët tan që të na mbështesin nga minuta e parë deri në atë të fundit. Sezoni jonë varet nga kjo ndeshje”, tha Zidane, i cili shumë mirë e di se nëse eliminohen nga Liga e Kampionëve, Reali mbetet sërish pa tituj.