Sevilla afër finales

161

SevillaSevilla afrohet me Barcelonën në rrugën drejt finales së Kupës së Mbretit, derisa në duelin e parë e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Celta Vigos, (4-0).

Kevin Gameiro me dy gola, Adil Rami dhe Krohn-Delhi, ishin katalizatorë të këtij suksesi të andaluzianëve, që tani me një këmbë ndodhen në finale.

Dueli kthyes zhvillohet pas një jave në Balaidos, mirëpo me pak gjasa për një rikthim të mundshëm të skuadrës galiciane.