Sermaxhaj paralajmëron futbollistët e tij, pavarësisht fitores ndaj Besës

404
Sami Sermaxhaj, kryetrajner i Drenicës

Drenica ka arritur të marrë një fitore tejet të mundimshme në udhëtim te Besa, por tejet të vlefshëm në luftën për mbijetesë. Skuadra e Sami Sermaxhajt triumfoi me rezultat të ngushtë ndaj pejanëve në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë (1-2), raporton Gazetasheshi.com.

Megjithatë, tekniku i kësaj skuadre paralajmëron futbollistët e tij se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe kanë shumë ‘finale’ për t’i zhvilluar.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa ka futbollistë të rinj, të cilët angazhohen shumë. Arritëm të riktheheshim nga disavantazhi që të marrim një fitore të rëndësishme, por asesi të rehatshme, pasi që kemi ende shumë punë deri në fund. Na presin shtatë ndeshje të rëndësishme dhe synojmë që të marrim maksimumin e tyre për të arritur objektivin që kemi për të realizuar”, deklaroi Sermaxhaj pas ndeshjes.

Falë kësaj fitore, “Shqiponjat e Zeza” tashmë kanë 33 pikë, aq sa ka edhe Llapi që në vikend zhvillon ndeshjen e xhiros ndaj Gjilanit.

Ndiq edhe renditjen tabelare:

Në kuadër të xhiros së 30-të, ekipi nga Skenderaj do të takohet me rivalët rajonal të Feronikelit.

/Gazeta Sheshi/