Sermaxhaj: Lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për të fituar ndaj Ballkanit

419

Ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj.

“E kemi parasysh që kemi pas përballë ekipin më të fortë në Superligë, kemi marrë masat e duhura, kemi bë golat dhe pastaj kemi administru lojën deri në fund, si rezultat i anagazhimit të lojtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe për njëri-tjetrin dhe kështu kemi arritur tre pikë që na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Kemi bërë një hap të mirë, por jo hapin gjigant, kemi sfida shumë të vështira”, perfundoi ai.

Pas xhiros së 32’të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë.

/Gazeta Sheshi/