Sermaxhaj ka disa fjalë për futbollistët e tij pas barazimit ndaj Arbërisë

832

Kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj ka mbetur i kënaqur me pikën e arkëtuar në udhëtim te Arbëria (1-1), raporton Gazetasheshi.com.

Sermaxhaj përgëzoi futbollistët për rezultatin e arritur, po i paralajmëroi për luftën në dy ndeshjet e fundit kampionale.

“Morëm një pikë ndaj rivalit direkt për mbijetesë dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët, pasi që gjetën qetësinë të riktheheshin pavarësisht disavantqazhit. Por, duhet kuptuar që ende asgjë nuk ka përfunduar dhe duhet luftuar deri në fund për ta siguruar ekzistencën”, përfundoi Sermaxhaj.

Në xhiron e radhës skuadra e Drenicës takohet me Dritën në shtëpi, ndërkohë që në javën e fundit udhëton për t’u përballur me Trepçën ’89.

Aktualisht Drenica ndodhet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 42 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/