Sermaxhaj i lumtur me pikën e fituar në Gjilan, gjithashtu flet për mbijetesën në Superligë

326
Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, shkruan Gazetasheshi.com
 
Klubi Futbollistik “Drenica” ka arritur një barazim në udhëtim te skuadra e Gjilanit.
 
Ndeshja përfundoi pa gola dhe shumë e zbehtë për nga rastet gjatë gjithë ndeshjes.
 
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj.

“Ne e kishim organizimin e mirë në fazën e mbrojtjes, duke e pasur parasysh që ekipi i Gjilani është njëri ndër më të mirët në Superligën e Kosovës. Ne kemi zgjedhur që të luajmë me këtë skemë të lojës. I përgëzojë futbollistët për angazhimin dhe pikën e fituar. Presioni do të jetë deri në ndeshjet e fundit, ne jemi shumë të vetëdijshëm që prej fillimit kur kemi nisur punën me Drenicën që do të jetë një sfidë e vështirë por besoj që do ta arrijmë objektivin”, tha Sermaxhaj pas ndeshjes.

/Gazeta Sheshi/