Selmani në formë mjaftë të mirë, dhuron dy asiste në fitoren e skuadrës së tij

106

Astrit Selmani ka shkëlqyer në fitoren e Hammarby prej 3:2 ndaj Sirius, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 5-të në Superligën e Suedisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Futbollisti kosovar është bërë njëri nga protagonistët kryesor i kësaj ndeshje, duke kontribuar me dy asiste.

Sulmuesi asistimin e parë e bëri në minutën e 14-të, teksa ishte edhe asisti për golin hapës të ndeshjes i cili u konkretizua nga Khalili. Ndërsa asistimin e dytë e arriti në minutën e 51-të ku në rrjetë e dërgoj topin Amoo.

23 vjeçari me pas u zëvendësua në minutën e 80-të me Bayere Loue. Kujtojmë që Selmani në pesë ndeshje ka kontibuar deri me tani me tre asiste.

Hammarby me këtë fitore është në vendin e gjashtë me shtatë pikë, ndërsa Sirius në pozitën e katër me tetë sosh.

/GazetaSheshi/