Selmani kontribon me asist në fitoren e skuadrës së tij

107

Astrit Selmani, ka kontribuar në fitoren e Hammarby ndaj Mjallby me rezultat prej 2:0, shkruan Gazetasheshi.com

Selmani në këtë ndeshje ka kontribuar me një asistim në ndeshjen e dytë të Superligës së Suedisë.

Goli i parë për Hammarby u arrit në minutën e 45-të nga Amo, e më pastaj u dyfishua nga Lewingson në të 75-të, ku asistues ishte pikërisht futbollisti kosovar.

Me këtë fitore Hammarby ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshje të luajtuara, ndërsa për Mjallby kjo ishte humbja e parë krahas një barazim të arritur në javën e parë.

/GazetaSheshi/