Seksisti Mihajlovic, ja cka thotë për të dashurën e Boatengut

253

Ish-trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic i është kundërpërgjigjur të dashurës së Boatengut, Melissa Satta, e cila kishte kritikuar trajnerin serb.

Bukuroshja e Boateng kishte thënë për Mediaset se mirëpret vendimin për shkarkimin e serbit dhe se me ardhjen e Brochit në stolin e rosonerëve atmosfera brenda dhomave të zhveshjes do ndryshojë mirë.

FLORENCE, ITALY - SEPTEMBER 13:  German football player Kevin-Prince Boateng and his girlfriend Melissa Satta attend the Celebrity Fight Night gala at Palazzo Vecchio during 2015 Celebrity Fight Night Italy benefiting the Andrea Bocelli Foundation on September 13, 2015 in Florence, Italy.  (Photo by Andrew Goodman/Getty Images for Celebrity Fight Night)
I shpejtë ka qenë edhe reagimi i serbit i cili ka thënë se femrat nuk duhet të flasin për futboll.

“Nuk jam seksist, por nuk mendoj se femrat duhet të flasin për futboll. Ato nuk janë të përshtatshme për të folur rreth futbollit”, tha Mihajlovic gjatë një emisioni në TV Mediaset.

BERGAMO, ITALY - APRIL 03:  AC Milan head coach Sinisa Mihajlovic looks on during the Serie A match between Atalanta BC and AC Milan at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on April 3, 2016 in Bergamo, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Satta kujtohet edhe për deklaratën e famshme të cilën e pati bërë në vitin 2012, lidhur me lëndimet e shpeshta të Kevin-Prince’s duke thënë se problemi është “që ne bëjmë seks 10 herë në javë”.

3001872_heroa/Gazeta Sheshi/