Sekreti i përformancave fantastike të Keylor Navas

200

Për Keylor Navas, besimi, angazhimi, përkushtimi kanë mbetur të pandryshuara kushdo që është në krye të klubit, por është një njeri që qëndron prapa këtyre paraqitjeve fantastike të portjerit Madrilen, bëhet fjalë për trajnerin e portjerëve, Luis Llopis, trajneri i cili erdhi nga Castilla sëbashku me Zinedine Zidane në janar.

Llopis dhe Navas patën punuar sëbashku edhe në Levante dhe ata janë duke bërë njëjtë gjë edhe në Real Madrid.

Reflekset, reagime, shpejtësia: janë ato cilësi që i kemi parë nga merimanga e Real Madridit. Navas është duke treguar formën e tij më të mirë që prej mbërritjes në Real Madrid, në sajë të ndikimit të Zidane dhe mbi të gjitha të dorës se djathtë: Llopis.

Ajo çka i karakterizon seancat e Llopis është përqendrimi në pikat e forta. Për Keylor Navas, pikat e forta janë reflekset dhe reagimet e tij. Impakti i trajnerit të portjerëve ka ndikuar shumë shpejtë dhe kjo është parë shumë qartë në ndeshjet kundër Romës, Levantes, Las Palmas dhe Sevillas ku Keylor ishte një ‘mur’ i pathyeshem.