Schuster: Altetico është më e mirë se Reali

132

Bernd Schuster, ish-futbollisti i Real Madrid-it dhe Barcelonës dhe së fundmni trajner i skuadrës madriliene, ka folur për formën dhe rezultatet e mbretërve, me ç’rast nuk e ka lëshuar rastin pa i thumbuar ata, transmeton Gazeta Sheshi.

“Duhet pranuar faktin se Real Madrid ka një skuadër jo mirë të komponuar, madje ata nuk kanë fuqi të konkurojnë në nivelet më të larta. Madje Atletico Madrid ka një skuadër më kompetitive dhe më në formë se ata”, deklaroi gjermani.

Schuster ishte trajner i skuadrës së Realit në epokën e presidentit Roman Calderon, deri sa u shkarkua na gjysmën e dytë të sezonit të dytë, pikërisht një javë para El Clasico-s.

/Gazeta Sheshi/