Sammer trondit Bayernin, ka mpiksje gjaku në tru

185

Mathias Sammer trondit ambientin te Bayerni i Mynihut. Drejtori sportiv i bavarezëve ka shfaqur probleme serioze me shëndetin, por fatmirësisht gjendja e tij është në përmirësim e sipër.

48-vjecari është prekur nga një crregullim i qarkullimit të gjakut në tru, e për rrjedhojë nuk ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet e fundit të kampionëve të Bundesligës.

Mjeku i Bayernit Roland Schmidt është munduar t’i qetësojë tifozët e Bayernit duke deklaruar se Sammer do të shërohet shumë shpejt dhe ky problem në tru nuk do t’i lërë asnjë pasojë.

Ndërsa vetë Sammer është shprehur se pas një periudhë kohe që do t’i nevojitet për ta kaluar këtë situatë do të kthehet shumë shpejt në detyrë.

Diagnoza për ish-futbollistin e kombëtares gjermane është mpiksja e gjakur në tru që në gjuhën mjekësore quhet ishemi, e cila shkakton probleme në të folur dhe paralizë të pjesshme.

Por për fat të mirë pas një kohë të caktuar gjithcka kthehet si më parë.