Samir Zekiqi rikthehet te KB Trepça

128

Basketbollisti i njohur, Samir Zekiqi, është rikthyer te KB Trepça.

Zekiqi edhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Yllit, skuadër me të cilën doli kampione në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës.

Pas dy sezoneve të kaluara te suharekasit, Zekiqi ka vendosur të rikthehet aty ku mori hapat e parë, te Trepça.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas. Detaje të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.