Salihu: Kemi disa mospajtime në kompetenca, nesër mbahet mbledhja e Komitetit

511

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu është deklaruar për herë të parë në lidhje me lajmet se mund të shkarkohet nga FFK.

Mediumi kosovar, “Zeri” para pak çasteve raportoi se kryetari i FFK’së, Agim Ademi mund të shkarkojë sekretarin, Eroll Salihun dhe drejtorin e kombëtares, Muharrem Sahitin.

Eroll Salihu, sekretari i FFK’së tha se nesër do të mbahet mbledhja ku do të diskutohet për kompetencat mes tij dhe kryetarit.

“Ka disa mospajtime në kompetenca mes kryetari dhe sekretarit. Nesër do të mbahet mbledhja e Komitetit dhe do të diskutojmë”, tha shkurtimisht Eroll Salihu për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai poashtu shtoi se nesër do të mësohet gjithçka pas mbledhjes.