Salah Abdeslam ndërron mendje: Dua të ekstradohem sa më shpejt në Francë

121

Terroristi i Parisit, Salah Abdeslam, ka pranuar ekstradimin dhe ka deklaruar se kërkon të kthehet në Francë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Sven Mary, i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Sipas të njëjtave burime, përfaqësuesi ligjor i Abdeslam është sulmuar nga një i panjohur, që e ka akuzuar se po mbron një terrorist.

Por, edhe pse ka patur epërsi ndaj të panjohurit, avokati ka vendosur ta mbyllë zyrën e tij për të mbrojtur bashkëpunëtorët.

Sa i takon sulmeve të Brukselit, “Salah ka qëndruar i heshtur përballë hetuesve”, ka vijuar më tej avokati Sven Mary.

“Ai u vizitua nga hetuesit në qeli, por më parë donte të konsultohej me mua”, shtoi Mary.