Sadiku sot paraqitet në ring, lufton për kualifikim në “Tokio 2020”

77

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, sot pritet të paraqitet në ring për t’u ndeshur me suedezen, Agnesa Lexiussion, shkruan Gazetasheshi.com.

Sadiku dhe Lexiusson do të ndeshen nga ora 18:00 në Paris te Francës. Një fitore për boksieren kosovare do ishte një hap para për të siguruar një Normë Olimpike.

Vasha dardane në këtë turne kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, do të ketë dy meçe dhe në të dy duelet duhet të fitoj për të arritur plasmanin për Tokio.

/GazetaSheshi/