Sadiku mposhtet në turneun kualifikues te Parisit

134

Boksierja më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku, është mposhtur në rrethin e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Gazetasheshi.com.

Sadiku ka humbur me bilanc 3:2 nga suedezja, Agnes Alexiusson, duel ky që është zhvilluar në Paris të Francës.

21 vjeçare në program ka pasur të zhvillojë dy meçe deri në kategorinë 60 kilogramë, por me këtë humbje, Sadiku e ka humbur rastin për të fituar normën olimpike Tokio 2020.

Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merrë ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

/Gazeta Sheshi/