Sa herë Bayerni eliminon Benficën, shkon dhe fiton finalen

141

Historia flet në favor të Bayernit në përballjen ndaj Benficës. Sipas “Bild” sa herë që Bayerni ka hasur Benficën në fazën e eliminimeve direkte në kupat e Evropës ka shkuar gjithnjë në finale.

1995­-1996 ­ Në Kupën UEFA Bayerni haste Benficën në rrugën e vet, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 7­2 (4­1 dhe 3­1) ku Klinsman shënoi 6 gola. Në finale bavarezët mundën Bordonë 3­1.

1981-­1982 – Në Kupën e Kampioneve, Bayerni sërish kalonte Benficën duke barazuar 0­0 në Lisbonë dhe fituar 4­1 në Mynih. Bavarezët shkonin në finale duke u mundur nga Aston Vila 0­1.

1975-­1976 – Bayerni përsëri eliminonte Benficën me një fitore 5­1 në Mynih dhe barazim 0­0 në Lisbonë. Në finalen e Kupës së Kampioneve, Bayerni fitonte 1­0 përballë Sent Etienit.