Rusia shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Finlandës

83

Rusia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë në epërsi ndaj Finlandës  në rrethin e dytë të Grupit B në kuadër të Euro 2020.

Ndeshja filloi me gol, pasi qysh në minutën e katërt, finlandezët shënuan.

Ishte Joel Pohjanpalo që shënoi me kokë, por pas rishikimit në VAR, ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Rusia më pas u aktivizua me rastet e tyre, duke rrezikuar me anë të Magomed Ozdoev (10), por që goditja e tij përfundoi lartë mbi portë.

Pohjanpalo kishte një tjetër rast të mirë në minutën e 21-të, mirëpo goditja e tij u bllokua.

Derisa po shkonin sekondat e fundit të pjesës së par, Rusia kaloi në epërsi me anët të Aleksey Miranchuk 45+2.

45 minutat e dytë me gjasë do të prodhojnë së paku edhe një gol tjetër edhe pse po luhet shumë ngjeshur në fazën defanzive.