Rusët do të lansojnë këtë vit yllin artificial, më të ndritshmin prej yjeve

178

Një grup i inxhinierëve dhe entuziastë të hapësirës në Universitetin e Moskës, janë në prag të një zbulimi interesant që do të ndryshojë qiellin xixëllues.

Ata tashmë janë duke punuar në projektin e shumëpërfolur “Majak”, që ka për qëllim nisjen e të ashtuquajturit “yll artificial”.

Bëhet fjalë për një satelit – reflektor në formën e një katërkëndëshi, që do të shtrihet në 16 metra katrorë.

Ekipi i “Majak” ka mbledhur rreth 23.000 dollarë, kurse lansimi i “yllit më të ndritshëm” planifikohet të bëhet kah mesi i këtij viti, së bashku me raketën Soyuz-2. /Telegrafi/