Rumenige: Ultimatum skuadrës

141

Bosi i BaYernit, KarlHainc Rumenige, nuk e ka pritur mirë humbjen e ekipit të tij në shtëpi, për më tepër edhe në ditën e parë të rikthimit të Uli Hënesit në stadium.

Gjatë një interviste për “goal.com”, Rumenige analizon humbjen duke kritikuar neglizhencën e lojtarëve, rikthimin e Uli Hënesit, si dhe flet për klasiken e së shtunës në “Signal-Iduna-Park” kundër Dortmundit në orën 18:30, shkruan Panorama Sport.

Rumenige, mrekullitë ndodhin ende në futboll. Bajerni humbi në stadiumin e vet. Jeni të surprizuar?

Nuk ishte mrekulli. Mainci e bëri shumë mirë punën e vet, ndërsa ne jo, ndryshe nuk do të kishim humbur. Ashtu siç luajti Mainci nuk është rezultat me fat, por ndoshta humbje e merituar nga ne.

Kur menduat se kishte për të qenë vërtet e vështirë?

Pas barazimit 1-1 shpresuam se do të shënonim edhe një gol. Nuk ishim në një ditë të mirë për të përmbysur rezultatin. Pas një kohe të gjatë mund të humbësh sërish një ndeshje në shtëpi.

Mos ndoshta u ndie si shumë i sigurt ekipi pas diferencës me 8 pikë nga vendi i dytë?

Nuk besoj. Këtë diferencë e kemi pasur prej disa jav- ësh dhe nuk përbënte problem. Ndoshta ka menduar një ose disa lojtarë se do ta kishin të thjeshtë.

Mainci nuk qëndron më kot në vend të pestë. Çfarë nuk shkoi mirë?

Së pari, rezultati. Dortmundi fitoi 2-0 në Darmshtad dhe ju ndajnë vetëm pesë pikë.

Mendoni se gara për titull është përsëri e hapur?

Do të ishte kështu edhe sikur të fitonim me Maincin dhe udhëtonim me tetë pikë para në Dortmund. Vetëm se me atë diferencë do ta shihnim tabelën me më shumë zbavitje. Tani na pret një klasike, të cilën nuk duhet ta humbim. Shpresoj që kemi për të luajtur më mirë sesa me Maincin.

Uli Hënes u rikthye në “Allianz-Arena”. Si e përjetuat ditën e parë me të?

Isha i përqendruar më shumë te loja. Uli ishte i lumtur që para ndeshjes, pasi prej një kohe të gjatë viziton sërish stadiumin. Uroja një fitore për të, por për fat të keq nuk ndodhi.

Çfarë përshtypje ju ka lënë Hënesi?

Uli i bën mirë Bajernit, u bën mirë tifozëve, i bën mirë stadiumit. Këtë gjë e ka kryer prej vitesh. Më vjen mirë që hodhi prapa krahëve vështirësitë. Uroj shumë që herën tjetër ai të përjetojë dhe festojë një fitore.

Mendoni se do të udhë- tojë edhe në Dortmund?

Jo, nuk mendoj se do vijë.