Rrudhani shkëlqen me dopietë në fitoren e skuadrës së tij

161

Donat Rrudhani, është duke shkëlqyer në skuadrën e tij Aarau, teksa në ndeshjen e fundit ka qenë vendimtar duke shënuar dy gola, shkruan Gazetasheshi.com.

Aarau ka fituar me rezultat prej 3:1 ndaj Chiassos në javën e 29-të në Ligën e Parë të Zvicrës, ndërsa në këtë duel ka kontribuar me dy gola Rrudhani.

21 vjeçari golat i ka shënuar në minutën e 2-të dhe 66-të.

Me këta dy gola tani mesfushori kosovar është ngritur në kuotën e 7-të golave dhe 5 asistimeve.

Aarau me këtë fitore gjendet në pozitën e tretë me 48 pikë, ndërsa Chiasso në vendin e dhjetë me 25 pikë.

/GazetaSheshi/