Rrezohet nje aeroplan ushtarak ne Ekuador, 22 të vdekur

117

Gjithsej 22 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror i cili ka ndodhur dje në Ekuador, në rajonin e Amazonës.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por avioni i tipit “Arava” sipas orës lokale konsiderohet të jetë rrëzuar rreth orës 14:30, në provincën Pastaza.

Ky lajm është raportuar nga “The Guardian”, ku thuhet se 19 persona ishin anëtarë të forcave të armatosura të Ekuadorit, dy pilotë dhe një mekanik.

Lajmin e ka dhënë edhe presidenti i vendit Rafael Correa.