Rrëzohet në Rusi aeroplani i FlyDubai-t, lë 62 pasagjerë të vdekur

96

Gjashtëdhjetedy persona kanë vdekur pasi që një aeroplan Boeing 737-800 FlyDubai është rrëzuar derisa ishte duke ateruar në një aeroport në Rusi.

Aeroplani kishte në bord 55 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit nga Dubai, kur u rrëzua në aeroportin Rostov-ov-Don, sipas një deklarate të lëshuar nga FlyDubai.

Ndërsa, Ministria ruse për Emergjenca ka thene se “aeroplani ishte duke tentuar për herë të dytë që të ulet, për shkak të motit të lig”.

“Gjatë uljes bishti i aeroplanit preku pistën, dhe filloi të thyhet, pastaj shpërtheu në flakë”, thuhet në njoftim.