Rrahmani nga minuta e parë ndaj Udineses

130

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë për Napolin në përballjen me Udinesen në Serie A, shkruan Gazetasheshi.com.

Trajneri, Gennaro Gattuso e ka vendosur që nga fillimi të startojë me Rrahmanin, ndërsa pjesë e formacionit pritet të jetë edhe Hysaj.

Skuadra napolitane do të kërkoj fitoren për të mbajtur një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ndërsa sot në stadiumin “Diego Armmando Maradona” nga ora 20:45 e mikëpret Udinesen.

Napoli ndodhet në vendin e katërt me 70-të pikë, kurse Udinese në pozitën e 11-të me 40-të sosh.

/GazetaSheshi/